SHBA i kërkon Rusisë të ndalojë kufizimin e lirisë së shprehjes

Bota

SHBA i kërkon Rusisë të ndalojë kufizimin e lirisë së shprehjes

Më: 19 prill 2018 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara shprehën "shqetësim të thellë" për, siç thanë, kufizimin e vazhdueshëm të lirisë së shprehjes në Rusi, pasi autoritetet ruse kufizuan qasjen në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Harry Kamian, i ngarkuari i ri i SHBA-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, i bëri këto komente para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, tre ditë pasi rregullatori rus i medias, Roskomnadzor, ka nisur bllokimin e qasjes në Telegram.

Ky veprim pasoi vendimin e një gjykate ruse kundër Telegramit, javën e kaluar, dhe mosmarrëveshjet midis aplikacionit të mesazheve dhe Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi, i cili kërkon qasje në mesazhet e përdoruesve.

Kamian tha se si shtet pjesëmarrës në OSBE, Rusia duhet të lejojë "media të lira dhe liri të shprehjes pa ndërhyrjen e qeverisë".

Vendimi për të bllokuar Telegramin ka thelluar shqetësimet se Qeveria ruse po përpiqet t'iu mbyllë rrugët kritikëve dhe disidentëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat