Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, ka thënë se ai ka pezulluar të gjitha testet e raketave dhe se do të mbyllë një vend testimi bërthamor.
"Prej 21 prillit, Koreja e Veriut do të ndalojë testet bërthamore dhe do të lëshojë raketa balistike ndërkontinentale", ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve të vendit, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Kim ka thënë se testet e mëtejshme ishin të panevojshme, sepse aftësitë bërthamore të Phenianit ishin "verifikuar".
Njoftimi i papritur vjen kur Koreja e Veriut përgatitet për bisedime historike me Korenë e Jugut dhe SHBA-të.
Kim do të takohet me homologun e tij të Koresë së Jugut Moon Jae në javën e ardhshme për takimin e parë ndër-koreanez në më shumë se një dekadë dhe presidentin amerikan Donald Trump në qershor.
Të dy vendet kanë qenë duke i shtyrë Phenianin të ndalojë programin bërthamor dhe ata reaguan pozitivisht në zhvillimin e fundit.
"Ky është një lajm shumë i mirë për Korenë e Veriut dhe Botën - përparim i madh!", ka thënë Trump në një postim në Twitter pas njoftimit./BS