Macron mban fjalim në Kongresin amerikan, kritikon nacionalizmin

Bota

Macron mban fjalim në Kongresin amerikan, kritikon nacionalizmin

Më: 25 prill 2018 Në ora: 18:17
Uashington, 25 prill 2018.

(E plotësuar) - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e shfrytëzoi fjalimin e tij në Kongresin amerikan për të denoncuar nacionalizmin dhe izolimin.

Macron tha se politikat e tilla janë kërcënim për përparimin global.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është akuzuar për nxitje të nacionalizmit dhe promovim të izolimit me politikën e tij "Amerika e para".

Por, Macron tha se SHBA-ja ka zbuluar multilateralizmin dhe se tani duhet ta rizbulojë atë për të krijuar një rend të ri botëror të shekullit 21.

Ai i lavdëroi "lidhjet e pathyeshme" të SHBA-së dhe Francës, të mishëruara në "liri, tolerancë dhe të drejta të barabarta".

Macron ka zhvilluar një marrëdhënie të fuqishme me Trumpin dhe është në Uashington si lideri i parë i huaj që i është ofruar vizitë shtetërore nga Shtëpia e Bardhë e presidentit Trump.

Macron në Kongres: Ne jetojmë në kohë zemërimi dhe frike

Presidenti francez Emmanuel Macron i është drejtuar Kongresit amerikan në një sesion të përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, ku ai deklaroi se kërcënimet globale paraqesin një sfidë si për SHBA dhe Francë, duke vlerësuar se “jetojmë në kohë zemërimi dhe frike”.

CBS raporton se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, para fjalimit të Macron, ka shkruar në Twitter, se “ai mezi pret që ta shohë atë” dhe se ky është “një nder i madh që është i lejuar rrallë”, dhe se “ai do të jetë i shkëlqyeshëm”, duke aluduar në shefin e shtetit francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat