Sektori privat i SHBA gati për investime në Korenë Veriore

Bota

Sektori privat i SHBA gati për investime në Korenë Veriore

Më: 13 maj 2018 Në ora: 19:57
Sekretari amerikan i Shtetit Michael Pompeo dhe Kim Jon Un

Sekretari amerikan i Shtetit Michael Pompeo deklaroi sot se nëse Koreja e Veriut pranon të heqë plotësisht programin e saj të armëve bërthamore, atëherë SHBA-ja do të lejojë sektorin privat amerikan të investojë në atë vend.

"Sektori privat amerikan do të shkojë për të ndihmuar në ndërtimin e një rrjeti energjetik të Koresë së Veriut që ka nevojë për një sasi të madhe të energjisë elektrike", tha Pompeo në një intervistë për Fox News.

Deklarata e tij vjen pas vizitës që i bëri Koresë Veriore dhe para takimit të presidentit Donald Trump me liderin verikorean Kim-Jong-un, i paraparë për qershor në Singapor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat