SHBA shpreson në përkrahjen evropiane për Iranin

Bota

SHBA shpreson në përkrahjen evropiane për Iranin

Më: 18 maj 2018 Në ora: 21:40
Donald Trump

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump njoftoi se do të paraqes një plan për bashkëpunimin me vendet evropiane dhe të tjera, për të ushtruar presion mbi Iranin, pas vendimit të SHBA-së për t'u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo të hënën do të shpallë një strategji në lidhje me veprimet e SHBA-së.

Irani ka kërcënuar se do të vazhdojë me pasurimin e uraniumit nëse vendet perëndimore nuk i përmbahen marrëveshjes bërthamore, sipas të cilës Irani kompensohet për dorëheqjen e saj nga programi bërthamor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat