Katër ekstremistë u përpoqën të merrnin pengje në kishën e Shën Arkangjel Michael në Grozni, kryeqyteti i Çeçenisë.
Siç ka njoftuar presidenti çeçen, Ramzan Kadyrov të gjithë rrëmbyesit u vranë gjatë aksionit të forcave speciale.
"Ekstremistët hynë në kishë dhe ata donin të kapnin të pranishmit, të katërtit prej tyre u eliminuan", tha Kadyrov, duke shtuar se një polic kishte marrë lëndime dhe se një qytetar në kishë ishte plagosur rëndë.