Kthimi i liderit vdekjen e të cilit e kërkoi George Bush

Bota

Kthimi i liderit vdekjen e të cilit e kërkoi George Bush

Më: 20 maj 2018 Në ora: 19:26
Fitorja e aleancës së Muqtada al-Sadr

Fitorja e aleancës së Muqtada al-Sadr në zgjedhjet parlamentare mund të komplikojë strategjinë amerikane në Irak.

Muqtada al-Sadr ishte një udhëheqës i milicisë së ushtrisë Mahdi që ka luftuar trupat amerikane në Irak që nga 2003, i cili ishte përfshirë në krime kundër civilëve, shkruan  New York Times.

Ish-presidenti amerikan George Bush e kishte quajtur Al -Sadr armik dhe madje për një kohë të shkurtër kishte shqyrtuar idenë për arrestimin ose vrasjen e tij, transmeton KosovaPress.

“Nuk mund të lejojmë që një njeri të ndryshojë kursin e këtij vendi”, kishte deklaruar atëherë Bush.

Pas tërheqjes së forcave amerikane nga Iraku në vitin 2011, Al-Sadr vazhdoi kritikat ndaj SHBA-së, por edhe Iranit. Luftëtarët e tij luajtën rol të rëndësishëm gjatë përleshjeve me ISIS-in dhe shumica prej tyre janë bërë pjesë e ushtrisë së rregullt irakiane.

Fitorja e koalicionit të tij mund të komplikojë strategjinë amerikane në Irak. Amerikanët po stërvitin ushtrinë irakiane dhe planifikojnë misione të përbashkëta me ish-milicinë, për të parandaluar kthimin e Shtetit Islam.

Al-Sadr, nga ana tjetër, u është kundërvënë goditjeve ajrore amerikane në Irak gjatë luftës kundër Shtetit islam dhe madje sipas New York Times, ai nuk ka komentuar mbetjen e amerikanëve në tokën irakiane.

Ai ndërkohë ka ndryshuar imazhin e tij dhe paraqitet tash si luftëtar kundër korrupsionit.

Dje janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, për herë të parë pasi Iraku shpalli fitore ndaj Shtetit Islam dhe të katërtat që nga viti 2003.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat