Zuckerberg kërkon falje para Parlamentit Evropian

Bota

Zuckerberg kërkon falje para Parlamentit Evropian

Më: 22 maj 2018 Në ora: 20:15
Mark Zuckerberg

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, u kërkoi falje ligjvënësve të Parlamentit Evropian për rolin e komapnisë së tij në skandalin e Cambridge Analytica dhe për lejimin e përhapjes së lajmeve të rreme në platformën e tij.

Cambridge Analytica, firmë konsulente me seli në Britani, e cila ka njoftuar se do të mbyllet, është akuzuar për marrjen e të dhënave nga 87 milionë profile në Facebook, për përdorim në fushata politike.

Cambridge Analytica ka mohuar çdo keqbërje.

Zuckerberg kërkoi falje për, siç tha, përdorimin e mjeteve të Facebook-ut për të shkaktuar dëme.

“Ky ka qenë gabim”, tha ai para Parlamentit Evropian.

Zuckerberg është akuzuar se nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar palët e treta, si Cambridge Analytica, të kenë qasje në informacionin e përdoruesve të Facebook-ut.

Rrjeti social gjithashtu përballet me kritika për dështimin për të trajtuar lajmet e rreme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat