Trump thotë se takimi me Kim Jong-un mund të shtyhet

Bota

Trump thotë se takimi me Kim Jong-un mund të shtyhet

Më: 23 maj 2018 Në ora: 07:36
Kim Jong-un, Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se ka gjasa të mëdha që të mos mbahet takimi i paraparë për muajin e ardhshëm me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un.

Trump ka shtuar se gadishulli duhet t’i plotësojë kushtet për mbajtjen e samitit, kurse nëse nuk i përmbushë ato, atëherë takimi mund të ndodhë “më vonë”.

Autoritetet e Koresë Veriore kanë deklaruar se do ta anulojnë takimin, nëse SHBA vazhdon që në mënyrë të njëanshme të këmbëngul që Kim Jong-un ta zbrazë vendin nga arsenali bërthamor.

Trump nuk ka treguar se çfarë kushte ka Amerika për takimin, mirëpo ka përsëritur se denuklearizimi duhet të ndodhë. Presidenti Trump këto deklarime i ka bërë në një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Koresë Jugore, Moon Jae-in .

Samiti i cili vjen pas takimit historik në mes të liderëve të dy Koreve, pritet të mbahet më 12 qershor në Singapor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat