Dyshime në çmontimin e qendrës bërthamore koreano-veriore

Bota

Dyshime në çmontimin e qendrës bërthamore koreano-veriore

Më: 24 maj 2018 Në ora: 19:33
Dyshime në çmontimin e qendrës bërthamore koreano-veriore

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shprehu keqardhje, pasi ekspertët ndërkombëtarë nuk ishin ftuar në çmontimin e qendrës së testeve bërthamore, një veprim i njoftuar më herët nga Koreja e Veriut.

“Ai përshëndeti mbylljen e njoftuar të qendrës bërthamore në Punggye-ri nga Koreja e Veriut’, u bë e ditur nëpërmjet deklaratës së publikuar nga zëdhënësi i tij, Stéphane Dujarric.

Gjithsesi është për të ardhur keq që ekspertët ndërkombëtarë nuk u ftuan për të qenë dëshmitarë të mbylljes së qendrës.

Sekretari Përgjithshëm shpreson që kjo masë e ndërtimit të besimit do të kontribuojë në përpjekjet për paqe të qëndrueshme dhe një denuklearizim të verifikueshëm të gadishullit korean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat