Gueterres: Jam i shqetësuar pasi SHBA anulon samitin me Korenë

Bota

Gueterres: Jam i shqetësuar pasi SHBA anulon samitin me Korenë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 20:35
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka thënë se është "thellësisht i shqetësuar" pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump anuloi samitin bërthamor të parashikuar muajin e ardhshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

"Unë jam thellësisht i shqetësuar nga anulimi i takimit të planifikuar në Singapor në mes të Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe Udhëheqësit të Koresë ", tha Gueterres pasi paraqiti axhendën e re të OKB-së për çarmatim në Gjenevë.

"Unë u bëj thirrje palëve të vazhdojnë dialogun e tyre për të gjetur një rrugë", ka shtuar Gueterres.

Komentet e tij erdhën menjëherë pas njoftimit të Trump se ka anuluar takimin e tij me Kin Jong Un.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat