Kina bën thirrje për ‘vullnet të mirë’ në mes të SHBA-së dhe Koresë së Veriut

Bota

Kina bën thirrje për ‘vullnet të mirë’ në mes të SHBA-së dhe Koresë së Veriut

Më: 25 maj 2018 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Kina kërkoi nga Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të tregojnë “vullnet të mirë” dhe durim, një ditë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump anuloi samitin me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Samit ky i cili ishte i planifikuar për datën 12 qerdhor në Singapor.

Kina aleate e Korejës së Veriut, ndjehet pesimiste se si Pheniani dhe Uashingtoni kanë shprehur gatishmëri për t’u angazhuar në dialog dhe përkundër anulimit të samitit.

“Në rrethanat aktuale, ne shpresojmë që Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë me vullnetin e mirë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministirsë së Jashtme kineze Lu Kang.

Donald Trump anuloi takimin me anë të një letre të cilën i dërgoi Kim Jong Un-it, të paraparë të mbahet më 12 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat