Trump e nisi luftën botërore tregtare

Bota

Trump e nisi luftën botërore tregtare

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 18:28
Donald Trump

Doganat hynë në fuqi, Evropa e gatshme për përgjigje.

Në mesnatë hynë në fuqi doganat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në import të çelikut dhe aluminit nga Evropa, Kanadaja dhe Meksika, derisa vendet e goditura paralajmërojnë kundërmasa për këtë vendim të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.

Sekretari shtetëror amerikan për tregti Wilbur Ross i ka thënë gazetarëve se tarifat prej 25 për qind në import të çelikut dhe 10 për qind për alumin nga BE, Kanadaja dhe Meksika, do të hyjnë në fuqi në mesnatë (e premte në orën 5:00 sipas kohës sonë).

Presidenti i SHBA ka futur në mars doganat prej 25 për qind në import të çelikut dhe 10 për qind në import të aluminit, por përkohësisht e miratoi përjashtimin nga këto tarifa të BE’së, Kanadasë, Meksikës, Australisë dhe Argjentinës.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian do të fusë kundërmasa ndaj SHBA, pas vendimit të Uashingtonit zyrtar që të mos vazhdojë përjashtimin e BE’së nga tarifa në çelik dhe alumin.

“Kjo është ditë e keqe për tregtinë botërore. Kështu që menjëherë do të nisim procesin para Organizatës Botërore të Tregtisë dhe në orët e ardhshme do të paralajmërojmë kundërmasat e barabarta”, ka deklaruar Juncker dje në Bruksel.

Pritet që kundërmasat e Bashkësisë Evropiane do ta godasin eksportin amerikan në vlerë prej rreth 7,5 miliardë dollarë.

“Është plotësisht e papranueshme që një shtet të fusë masat e njëanshme kur është fjala për tregtinë botërore”, ka shtuar ai.

Sipas fjalëve të tij, fjala është për masën e padrejtë dhe të njëanshme e SHBA e cila është në kundërshtim me rregullat e OBT.

Komisionerja evropiane për tregti Cecilia Malstrom gjithashtu ka paralajmëruar nisjen e procedurës kundër SHBA para OBT.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se vendimi i SHBA të fusin tarifa në import të metalit nga Evropa është jashtëligjore dhe paraqet gabim, derisa kryeministri kanadez Justin Trudeau ka vlerësuar se ato janë të papranueshme dhe ka paralajmëruar masat reciproke të Kanadasë si përgjigje në tarifat amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat