Putin fajëson Amerikën për vonesën e takimit me Trump

Bota

Putin fajëson Amerikën për vonesën e takimit me Trump

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 14:54
Vladimir Putin dhe Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump në mars kishte deklaruar se do të takohej me presidentin rus, Vladimir Putin, mirëpo që nga atëherë marrëdhëniet në mes të dy vendeve vetëm se janë ashpërsuar.

Putin ka fajësuar Amerikën për zvarritjen e këtij takimi.

“Duhet t’i pyesni kolegët tanë në Amerikë. Në pikëpamjen tim, është pasojë e politikës së brendshme të tyre”, u shpreh Putin, kur u pyet pse takimi po merr kaq shumë kohë.

Trump është nën presion për shkak të hetimit lidhur me përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat