Putin dhe Porochenko bisedojnë për shkëmbimin e të burgosurve

Bota

Putin dhe Porochenko bisedojnë për shkëmbimin e të burgosurve

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 18:44
Putin dhe Porochenko

Presidenti rus dhe ai ukrainas, Vladimir Poutine dhe Petro Porochenko, zhvilluan sot një bisedë telefonike, për shkëmbimin e të burgosurish mes dy shteteve.

Ndalimet dhe dënimet e bëra publike nga media të qytetarëve në të dy shtetet janë rritur ndjeshëm këto vitet e fundit me përshkallëzimin e marrëdhënieve pas ardhjen në pushtet të pro-perëndimorit në Kiev, pasuar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në mars të vitit 2014 dhe fillimin e një konflikti tragjik mes separatistët prorus në lindje të Ukrainës.

Rasti më i njohur është ai i regjisorit ukrainas, Oleg Sentsov i cili po vuan dënimin me 20 vite burg në një burg në veri të Rusisë, i cili është në grevë urie prej më shumë se tre javësh.

Rasti i tij dhe i disa të burgosurve të tjerë u trajtuan gjatë kësaj bisede telefonike me iniciativë të Ukrainës, sipas një deklarate të Kremlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat