Putin: Gati të takohem me Trump

Bota

Putin: Gati të takohem me Trump

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 19:19
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të dielën se ishte i gatshëm për një takim ballë për ballë me presidentin amerikan Donald Trump, në lidhje me rreziqet e një gare të re armatimesh.

Putin tha se Trump kish kërkuar një takim të tillë, disa herë dhe kishte shprehur shqetësimet e tij mbi këtë çështje, madje e kishte bërë këtë edhe në bisedën më të fundit telefonike të tyre.

“Unë jam dakord me të dhe për të pasur një diskutim domethënës, ministritë tona të jashtme dhe ekspertët duhet të punojnë ngushtësisht së bashku dhe sigurisht, një takim ballë përballë është i nevojshëm”, i tha Putin gazetarëve në samitin e organizatës për bashkëpunim të Shangait, që po mbahet në kinë.

Në prill, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Trump dhe Putin kishin diskutuar për një takim në Shtëpinë e Bardhë në një të ardhme jo të largët gjatë një telefonate mes tyre.

“Sapo pala amerikane të jetë gati, ky takim do të mbahet, sigurisht në përputhje me axhendën time. Ne nuk kemi diskutuar për një vend specifik por shumë vende kanë ofruar ndihmën e tyre, përfshirë Austrinë”, tha Putin, që vizitoi Vjenën më herët këtë javë.

Sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë, Trump dhe Putin kanë biseduar në telefon tetë herë. Ata janë takuar personalisht dy herë, një herë në një takim dypalësh në gjermani dhe një herë tjetër në prapaskenat e samitit të liderëve në Vietnam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat