Trump për Kimin: I kemi pëlqyer njëri-tjetrit - Bota Sot
Trump për Kimin: I kemi pëlqyer njëri-tjetrit

Bota

E martë, 18 shtator 2018

Trump për Kimin: I kemi pëlqyer njëri-tjetrit

Nga: Bota sot Më: 12 qershor 2018 Në ora: 04:44
Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong

(E plotësuar) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një bisedë me gazetaren e Zërit të Amerikës, Greta Van Susteren, shpalosi atë që ka diskutuar në takimin me liderin verikorean, Kim Jong Un, të martën në Singapor.

Zëri i Amerikës: Çfarë ju befasoi te Kim Jong Un?

Donald Trump: Vërtet, ai është një personalitet i shkëlqyer. Është një djalosh i këndshëm, është shumë i zgjuar dhe është një negociator i mirë. Ai e do popullin e tij, jo që jam i befasuar për këtë, por ai e do popullin e tij. Mendoj se jemi në fillim të një marrëveshjeje të mahnitshme. Do ta denuklearizojmë Korenë e Veriut. Do të nisë menjëherë. Gjëra të tjera po ndodhin po ashtu, përfshirë kthimin e mbetjeve (v.j. të ushtarëve amerikanë nga Lufta e Koresë).

Zëri i Amerikës: Pra, ju e vendosët çështjen e të drejtave të njeriut në tryezë. Si reagoi ai?

Donald Trump: Shumë mirë. Natyrisht se kemi folur për denuklearizimin 90 përqind të kohës, por edhe për gjëra të tjera, përfshirë të drejtat e njeriut dhe kthimin e mbetjeve. Këtë të fundit e kemi vënë në dokument. Kemi shumë gjëra të mira në atë dokument. Është përtej asaj që ka mundur ta mendojë dikush.

Image
Singapor - Presidenti i SHBA-së duke ecur me liderin verikorean , Kim Jong Un

Zëri i Amerikës: Na tregoni disa prapaskena… A i keni vënë ndonjë ultimatum? A ju ka vënë ai ndonjë ultimatum?

Donald Trump: Jo, nuk ka asnjë ultimatum. Jemi marrë me këtë punë që tre muaj, përmes përfaqësuesve të ndryshëm, përfshirë sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, i cii ka bërë një punë vërtet fantastike. E dini, për mua kjo është ora numër 25. Nuk kam bërë gjumë për 25 orë, ka pasur negociata të gjata dhe jam krenar me to. E kanë nisur procesin. Situata ka mundur të përfundojë me luftë, me miliona njerëz të vdekur, por ne do ta zgjidhim me marrëveshje.

Zëri i Amerikës: Çfarë në lidhje me trupat amerikane në Korenë e Jugut? A do të mbeten atje?

Donald Trump: Po, do të mbeten. Nuk kemi folur për to. Do të tërhiqemi nga lojërat e luftës që kushtojnë shumë para.

Zëri i Amerikës: Cili mendoni se është opinioni i Kimit për ju?

Donald Trump: Mendoj se i kam pëlqyer dhe mua më ka pëlqyer. E kuptoj të kaluarën, nuk duhet të ma thotë askush, ai është djalë i ashpër. Ai duhet të jetë i ashpër. Por, ne shkojmë shumë mirë bashkë. Ai është i zgjuar, e do popullin e tij, e do vendin e tij. Ai dëshiron shumë gjëra të mira dhe prandaj po e bën këtë.

Takimi historik SHBA-Koreja Veriut, firmoset marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se denuklearizimi i Gadishullit Korean do të nisë “shumë shpejt”.

Ai i bëri këto komente pas takimit me udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, për të cilin tha se ka qenë “sukses i jashtëzakonshëm”.

Trump dhe Kim nënshkruan një dokument të paspecifikuar, pas një takimi ballë për ballë prej 45 minutash dhe bisedimeve më të gjera midis delegacioneve të tyre në një hotel luksoz në ishullin Sentosa të Singaporit.

Trump e cilësoi atë si dokument “shumë të rëndësishëm” dhe gjithëpërfshirës, duke thënë se “të dyja palët do të impresionohen me rezultatin”.

***

Në një marrëveshje të nënshkruar të martën në Singapor, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, "riafirmoi angazhimin e tij të vendosur dhe të palëkundur për çnuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean", ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump “u zotua të ofrojë garanci për sigurinë” në Korenë e Veriut.

Dokumenti gjithashtu bën thirrje që të dy vendet të bashkojnë përpjekjet për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme në Gadishullin Korean, për të krijuar marrëdhënie të reja mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut dhe për të rimarrë eshtrat e të burgosurve të luftës dhe të anëtarëve ushtarakë që konsiderohen të zhdukur. Të dy palët premtuan gjithashtu se do të vijojnë bisedimet mes tyre.

"Ne do të kujdesemi për një problem shumë të madh dhe shumë të rrezikshëm për botën," tha presidenti Trump.

Publikohet marrëveshja mes Donald Trump e Kim Jong-un

Presidenti amerikan Donald Trump në takimin historik që zhvilloi sot me Presidentin e Koresë Veriore, Kim Jong-un,  kanë nënshkruar një marrëveshje për të konfirmuar paqe dhe stabilitet mes të dyja vendeve.

Në dokumentin tashmë të publikuar, theksohet se Donald Trump u zotua të ofrojë garanci të sigurisë për Republikën Popullore Demokratike të Koresë ndërsa Kim Jong- un potencohet të ketë riafirmuar angazhimin e tij të palëkundur për të përfunduar denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Image

I ulur në krah të Kim-it, në ceremoninë e nënshkrimit, presidenti Trump tha se të dy udhëheqësit "kanë zhvilluar një lidhje të veçantë" dhe se pas disa orësh bisedimesh të martën dhe nënshkrimin e marrëveshjes ai mendon se marrëdhënia e SHBA me Korenë e Veriut "do të jetë shumë më ndryshe nga e kaluara. "

Të dy udhëheqësit, Trump dhe Kim, shprehën mirënjohje reciproke ndaj njëri-tjetrit për takimet, dhe presidenti Trump tha se "absolutisht" do të ftojë Kim Jong Un-in për të vizituar Shtëpinë e Bardhë.

"Sot patëm një takim historik dhe kemi vendosur të lëmë pas të kaluarën," tha Kim duke folur përmes një përkthyesi. "Bota do të shohë një ndryshim të madh."

Menjëherë pas ceremonisë së nënshkrimit Kim u largua nga ishulli Sentosa i Singaporit.

***

Trump dhe Kim nënshkruan një dokument 'gjithëpërfshirës' në përfundim të bisedimeve duke premtuar se do të takohen edhe shumë herë.

Presidenti Donald Trump dhe diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un përfuduan një ditë bisedimesh në Singapor duke nënshkruar atë që Presidenti amerikan e quajti si dokument gjithëpërfshirës.

Trump nuk ka hyrë në hollësi të mëtejshme rreth përmbajtes së marrëveshjes.

"Njerëzit do të jenë shumë të impresionuar. Njerëzit do të jenë shumë të lumtur dhe ne do të kujdesmi për një problem shumë të madh dhe shumë të rrezikshëm për botën", tha Trump pas nënshkrimit. "Dhe unë dua ta falenderoj kryetarin Kim. Kaluam shumë kohë bashkë, kohë shumë intensive".

Presidenti amerikan tha është absolutisht i gatshëm të pret Kim në Shtëpinë e Bardhë pas bisedimeve të sotme.

Donald Trump flet para gazetarëve për takimin me Kim Jong-un

Trump i ka dhënë një mirëseardhje të ngrohte në bisedimet bërthamore, duke thënë se 'nderi i tij' për tu takuar me diktatorin dhe se do të kenë një marrëdhënie të shkëlqyeshme.

Presidenti Donald Trump po mban një samit historik me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un në SIngapor, duke thënë se sot është një nder që ai pret një marrëdhënie të shkëlqyeshme me antagonistin e vjetër të SHBA-ve.

Ai u tha gazetarëve pas një dreke pune se ai kishte një takim vërtetë fantasik me Kim dhe se besonte se ishte vërtetë shumë pozitiv.

Trump dhe Kim filluan samitin me një shtrëngim duarsh të përzemërt, për një takim 38 minutësh me përkthyes të pranishëm, ndërkohë që bota po e sheh si një takim të parë midis një presidenti amerikan dhe një lideri të Koresë Veriore.

Image

Takim historik i Trump-Kim në Singapor, detaje interesante

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe Presidenti amerikane Donald Trump shijuan një darkë me tri deserte, duke përfshirë akullore vanilla në samitin e tyre historik.

"Merrni një pamje të mirë të gjithë kështu, që ne të dukemi bukur dhe bukur të hollë", u tha Trump fotografëve.

Kim thuhet se a shtuar peshë, që ai mund të imitoj gjyshin e tij të fuqishëm. Trump humbi pak peshë dhe po përpiqet të humbasë 10 - 15.

Diplomatët ka disa javë që kanë vendosur për samitin e SIngaporit, duke vendosur edhe për një vakt elegant dhe substancial për të dy udhëheqësiit në drekën e tyre të punës.

Të dy delegacionet u shërbyen me koktelin e karkalecit tradicional të shërbyer me sallatë avokado. Gjithashtu përfshihej edhe mangabaza e gjelbërt mango, një pjatë orizi malajzian me salcë me mjaltë dhe oktapod të freskët.

Image
Image

Takim historik i Trump-Kim në Singapor

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shtrënguan duart të martën në mëngjes në një hotel të Singaporit, para se të fillonin bisedimet rreth çnuklearizimit të mundshëm të gadishullit Korean.

Nën shkrepjet e dhjetëra kamerave, dy udhëheqësit u takuan përpara një sfondi me flamurë amerikanë dhe koreanoveriorë në një ngjarje të pashembullt – takimi i parë i një presidenti aktual amerikan dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut.

Ndërsa fillonte takimi i nivelit të lartë, Presidenti Trump parashikoi se ai do të kishte një "marrëdhënie të shkëlqyer" me udhëheqësin Kim Jong Un, i cili tha nga ana e tij se ai dhe zoti Trump "kishin ardhur aty pas tejkalimit të të gjitha pengesave”.

Autokolona e zotit Trump arriti e para në Hotel Capella në ishullin turistik Sentosa të Singaporit. Autokolona e Kim Jong Unit arriti disa minuta më vonë.

Bisedimet zhvillohen kokë më kokë me praninë vetëm të përkthyesve.

Image

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se çdo marrëveshje që mund të arrihet duhet të ketë si rezultat dhënien fund të kërcënimit që përbëjnë armët bërthamore dhe raketat balistike të Koresë së Veriut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të hënën në Singapor se nuk do të ketë një përsëritje të “marrëveshjeve të paqendrueshme” të arritura mes administratave të mëparshme amerikane dhe Koresë së Veriut.

Pas takimit vetëm për vetëm, dy udhëheqësit hynë në një takim dy-palësh më të zgjeruar, me praninë edhe të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, Shefit të Personelit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly dhe Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare John Bolton.

Image

Në program është një konferencë shtypi e Presidentit Trump, i cili largohet nga Singapori mbrëmjen e së martës me orën lokale, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Dje, Presidenti Trump foli në telefon me Presidentin koreanojugor Moon Jae-in i cili, sipas zyrtarëve të Seulit, u shpreh se nëse takimi i së martës do të përfundonte me sukses, kjo do ishte një dhuratë për të gjithë botën.

Për të ndjekur takimin historik, në Singapor ndodhen rreth 5,000 gazetarë, por vetëm një grup i vogël reporterësh amerikanë dhe koreanoveriorë u lejuan të ndjekin momentin kur të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test