Media e Koresë Veriore e shpall Kim fituesin e takimit

Bota

Media e Koresë Veriore e shpall Kim fituesin e takimit

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 08:24
Takimi Trump-Kim

Pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un po vlerësohet lart për krijimin e kushteve të paqes në botë.

Koreja Veriore ka përshëndetur samitin në mes të Trump dhe Kim, media shtetërore po e vlerëson takimin si fitore diplomatike për liderin e tyre.

Në raportin e saj të parë për takimin, agjencia zyrtare e lajmeve KCNA ka përmendur 16 herë emrin e Kim, duke shkruar se “takimi i shekullit”, u mbajt me qëllim të përfundimit të marrëdhënieve armiqësore.

Aty përmenden fjalët e Kim, i cili u zotua për krijimin e kushteve të paqes dhe stabilitetit në gadishullin korean.  Agjencia tutje ka bërë të ditur se liderët kanë pranuar ftesat e njëri-tjetrit për t’i vizituar vendet respektive.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat