Donald Trump kritikon ashpër yllin e Hollywood'it, Roberto De Niron - Bota Sot
Donald Trump kritikon ashpër yllin e Hollywood'it, Roberto De Niron

Bota

E enjte, 20 shtator 2018

Donald Trump kritikon ashpër yllin e Hollywood'it, Roberto De Niron

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 15:24
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kritikuar ashpër yllin e Hollywood-it Robert De Niro i cili dy ditë më parë gjatë fjalimit në një ngjarje kishte fyer presidentin amerikan dhe i kërkoi falje Kanadasë për shkak të mosmarrëveshjeve në bashkëpunimin tregtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në udhëtimin e tij nga Singapori në SHBA, Trump njoftoi në Twitter se ishte duke shikuar paraqitjen e De Niros dhe ishte i bindur se ai ishte i dehur.

“Robert De Niro, person me IQ shumë të ulët, ka marrë goditje të fuqishme në kokë nëpër filma nga boksierë të vërtetë”, ka thënë Trump, duke shtuar se De Niro në këtë gjendje madje nuk është edhe i vetëdijshëm se ekonomia amerikane aktualisht është në gjendje më të mirë.

Duke theksuar se shumë kompani kthehen në SHBA dhe se situata në vend bëhet gjithnjë e më e mirë, Trump ka porositur De Niron se duhet të “zgjohet”.

De Niro të hënën u kërkoi falje popullit kanadez dhe kryeministrit Justin Trudeau për “sjelljen idiote” të Presidentit të vendit të tij, duke iu referuar vendosjes së tarifave të SHBA-ve ndaj çelikut dhe aluminit nga Evropa dhe Kanadaja.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test