OKB dënon Izraelin për dhunën ndaj palestinezëve

Bota

OKB dënon Izraelin për dhunën ndaj palestinezëve

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 10:27
Rripi i Gazës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e dënoi Izraelin për, siç tha, "përdorimin e tepruar të forcës kundër civilëve palestinezë" dhe bëri thirrje për një "mekanizëm ndërkombëtar të mbrojtjes" për palestinezët në Rripin e Gazës.

Asambleja 193-anëtarëshe votoi me 120 vota për dhe tetë kundër një rezolutë të hartuar nga shtetet arabe, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara i vunë veto një dokumenti të ngjashëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Dyzetepesë shtete abstenuan nga votimi.

Rezoluta e OKB-së, e cila nuk është ligjërisht e detyrueshme, por bart peshë politike, e dënon edhe hedhjen e raketave nga Gaza në Izrael, por nuk e përmend Hamasin, grupin islamik që kontrollon Gazën.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, tha se rezoluta është "e njëanshme" pasi nuk i përmend, siç tha ajo, terroristët e Hamasit që vazhdimisht nxisin dhunë në Gaza.

Mbi 120 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në protestat në kufi të Gazës, qysh më 30 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat