Rusia dhe Arabia Saudite thanë se u pajtuan për të zgjeruar bashkëpunimin në çështjet e naftës dhe të gazit.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman, dhe ministrat e Energjisë të të dyja vendeve arritën marrëveshjen në Moskë.
Ministri saudit i Energjisë, Khalid al-Falih, dhe homologu i tij rus, Aleksander Novak, thanë në një deklaratë të përbashkët se dy prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për menaxhimin e tregut, duke ofruar furnizim të besueshëm dhe të mjaftueshëm me naftë.
Zyrtarët sauditë dhe rusë nuk ofruan shumë detaje për përmbajtjen e marrëveshjes, por ajo u miratua edhe nga Putin, edhe nga Salman.
“Do të vazhdojmë të punojmë së bashku në zonën më të rëndësishme për ne", tha Putin.