Raporti për Comey: Nuk ishte i motivuar politikisht

Bota

Raporti për Comey: Nuk ishte i motivuar politikisht

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 12:06
James Comey

Një raport i pritshëm i Departamentit Amerikan të Drejtësisë akuzon ish-shefin e FBI, James Comey, se ka qenë i pabindur, por jo i motivuar politikisht.

Inspektori i Përgjithshëm, Michael Horovitz, tha se ai ishte shkëputur në mënyrë dramatike nga normat e FBI dhe departamentit në menaxhimin e hetimit mbi emailet e Hillary Clinton.

Kjo e fundit ka fajësuar Comey-n për humbjen e saj në zgjedhje kundrejt Donald Trump, në 2016. Raporti po ashtu zbulon se Comey kishte përdorur një llogari private emaili për punë zyrtare të FBI. Drejtori aktual i FBI, Cristofer Wray, tha se i ka pranuar përfundimet e raportit por shtoi se asgjë në të nuk të çonte drejt orientimeve politike apo nuk godiste FBI si institucion.

Në raportin e tij, inspektori i përgjithshëm kritikonte vendimin e Comey për të zbuluar publikisht, vetëm një javë para zgjedhjeve, se ai kish rihapur hetimin mbi emailet e Clinton, duke hedhur poshtë argumentin e Comey se ai kishte vepruar në interes të transparencës.

Ai arriti në përfundimin se pavarësisht se veprimet e Comeyt nuk kishin prapavija politike, duke u shkëputur kaq hapur nga FBI dhe normat e departamentit, vendimi, pati pasoja negative në perceptimin për FBI dhe departamentin si administratorë të ndershëm të drejtësisë. Në raportin me 500 faqe thuhet edhe se ka pasur mungesa të dukshme të komunikimit mes Comey dhe ish prokurores së përgjithshme Loretta Lynch.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat