BE i përgjigjet Trump për tarifat e reja

Bota

BE i përgjigjet Trump për tarifat e reja

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 17:34
Donald Trump dhe Donald Tusk

Vendet e Bashkimit Evropian kanë mbështetur unanimisht planet për të taksuar produkte amerikane 2.8 miliardë euro.

Produkte si lëngu i portokallit, xhinset dhe motoçikletat janë në vijën e frontit dhe ky është një reagim ndaj tarifave të Donald Trumpi mbi hekurin dhe aluminin evropian.

Masat sidoqoftë duhet të miratohen më parë nga Komisioni Evropian, por pritet të hyjnë në fuqi në fillim të muajit të ardhshëm. BE e sheh lëvizjen e Trump si të paligjshme me tarifat amerikane që prekin më shumë se gjashtë miliardë euro eksporte.

Tarifat janë përcaktuar në masën 25 për qind për hekurin dhe 10 për qind për aluminin dhe kanë hyrë në fuqi më herët këtë muaj. Komisioni evropian ka nisur një sfidë ligjore kundër tarifave në organizatën botërore të tregtisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat