Rusët nuk kanë më analistë – tash i shpikin

Bota

Rusët nuk kanë më analistë – tash i shpikin

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 12:05
Ilustrim

Si duket rusëve po u mbarojnë resurset njerëzore – madje edhe te serbët! Kështu thotë studimi i rrjetit të medieve “Antidot” nga Beogradi, i cili ka vënë theksin te rasti i analistit inekzistent, të paqenë, të stisur Sergej Millovanoviqit.

“Për mënyrën e veprimit, lidhjen në mes vete të strukturave paramediale ruse në Ballkan, por edhe të disa politikanëve të qendrave të vendimmarrjes, përmes Millorad Dodikut (në Bosnje), më së miri flet rasti i analistit të paqenë Sergej Millovanoviqit, të cilin e krijuan paramediet me orientim prorus në regjion në kohën e tensionit të madh pas arrestimit të grupit të akuzuar për terrorizëm dhe nxitje të luftës qytetarë në Malin e Zi më 2016”, thotë studimi.

Më 20 tetor 2016, në qarqet proruse të cilat veprojnë në Republikën Serbe në BeH, u plasua deklarata e personit inekzistent me qëllim të qartë që të tërhiqet vëmendja nga fakti se prokuroria malazeze kishte zbuluar se dy shtetas rusë kanë qenë në mesin e urdhërdhënësve të sulmit terrorist të planifikuar në Podgoricë dy javë më parë, dhe se Aleksandar Vuçiqi, më 24 tetor, zyrtarisht kishte vërtetuar se për përgatitjen e këtij skenari ka pasur elementë ndërkombëtarë. Këtë ditë në sajtet ruse dhe proruse, në të tërë Ballkanin u publikuan artikuj të cilët akuzonin Vlladimir Popoviqin, si njeriun, i cili me urdhër të Vuçiqit dhe Gjukanoviqit po udhëhiqte fushatën kundër Millorad Dodikut dhe mikut të tij rusofil Emir Kusturicës.

Në të gjitha këto tekste, Popoviqin, si “njërin prej teknologëve politikë në Ballkan” e kishte etiketuar Sergej Millovanoviqi, analisti i shquar nga Banjalluka, për të cilin më vonë u mor vesh se qenka një person inekzistent. Në fakt, Sergej Millovanoviqi si emër u shfrytëzua nga rasti i lindjes së fëmijës së parë që kishte lindur më 1 janar 2012, e ët cilin Dodiku e kishte dekoruar me “dukatin e artë” – thotë “Antidot”.

Deklaratën e analistit të shpifur e inekzisten nga Banjalluka, të cilin e ka “dhënë” për Srpska.ru, pastaj e transmetuan edhe agjencia e lajmeve nga Republika Serbe SRNA, televizioni i Republikës Serbe RTRS, portali Sputnik etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat