Trump: Koreja e Veriut ende një kërcënim i jashtëzakonshëm

Bota

Trump: Koreja e Veriut ende një kërcënim i jashtëzakonshëm

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 17:11
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Koreja e Veriut ende është një kërcënim i jashtëzakonshëm ndaj vendit të tij.

Me anë të një dekreti presidencial, Trump ka mbajtur në fuqi sanksionet ekonomike ndaj Koresë së Veriut, që posedon armë bërthamore, ndërkohë që zgjati për një vit “gjendjen kombëtare emergjente” ndaj këtij shteti.

Megjithatë, pas takimit me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, presidenti Trump shkruajti në Twitter se “tanimë nuk ka kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut”.

Ndërkaq, nënshkrimi i këtij dekreti vetëm nëntë ditë pas kësaj deklarate, shtroi pikëpyetje.

Në dekretin presidencial thuhet se politikat e qeverisë dhe veprimet e Koresë së Veriut paraqesin një kërcënim të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare, ekonomisë dhe politikës së jashtme të SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat