Presidenti i Zimbabvesë: Shpërthimi një akt frikacak

Bota

Presidenti i Zimbabvesë: Shpërthimi një akt frikacak

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 20:00
Presidenti i Zimbabvesë, Emerson Mnangagva

Presidenti i Zimbabvesë, Emerson Mnangagva e quajti shpërthimin e sotëm një "veprim frikacak", që nuk do ta pengojë vendin të zhvillojë zgjedhje të lira dhe paqësore në muajin tjetër.

"Fushata deri më tani është zhvilluar në një mjedis të lirë dhe paqësor, dhe nuk do të lejojmë që ky veprim frikacak të gjendet në rrugën tonë, derisa ne i qasemi zgjedhjeve", shkroi Mnangagva në llogarinë e tij në Facebook.

Sot ka pasur një eksplodim gjatë një fjalimi në fushatën zgjedhore që po mbante në një stadium presidenti Mnangagva. Autoritete vendore kanë njoftuar se presidenti nuk ka pësuar lëndime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat