Policia e Etiopisë njoftoi se gjashtë persona janë arrestuar si të dyshuar për shpërthimin, ku të paktën një person vdiq dhe 155 janë plagosur nga shpërthimi në një miting.
Shpërthimi ka ndodhur gjatë një tubimi në mbështetje të kryeministrit të sapozgjedhur, Abhi Ahmed në Addis Abeba, i cili ishte i pranishëm në tubim.
Ministri i Shëndetësisë, Amir Amman tha se numri i të lënduarve në shpërthim është rritur në 155, nëntë prej të cilave janë në gjendje kritike për jetën.