Trump i zgjat sanksionet Koresë së Veriut

Bota

Trump i zgjat sanksionet Koresë së Veriut

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 07:55
Doland Trump dhe Kim Jong

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për zgjatjen e sanksioneve edhe për një vit ndaj Koresë së Veriut, duke përmendur “kërcënimin e jashtëzakonshëm” që paraqesin armët bërthamore të Veriut.

Trump zgjati sanksionet, të cilat fillimisht ishin vendosur më 2008, vetëm disa ditë pasi shkroi në Twitter se “nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut”.

Presidenti Trump u takua me liderin verikorean Kim Jong Un në Singapor më 12 qershor, në një samit që u konsiderua historik dhe që kishte për qëllim uljen e tensioneve në Gadishullin Korean.

Pas samitit, Trump është shprehur se sanksionet do të vazhdojnë të jenë në fuqi dhe se heqja e tyre varet nga përparimi që shënohet në denuklearizimin e Gadishullit Korean.
“Veprimet dhe politikat e Qeverisë në Korenë e Veriut vazhdojnë të paraqesin kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Trump, njofton REL.
Pentagoni po ashtu ka njoftuar se do të pezullojë ushtrimet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, duke përmbushur kështu premtimin që Trump i ka dhënë Kimit gjatë takimit të tyre në Singapor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat