Trump fiton kohë për investimet kineze

Bota

Trump fiton kohë për investimet kineze

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 21:06
Donald Trump dhe Xi Jinping

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se kërkon të ushtrojë një mbikëqyrje më të rreptë ndaj investimeve të huaja, të cilësuara si grabitqare, por nuk ka marrë asnjë masë specifike që shënjestron Kinën.

Disa media amerikane u shprehën ditët e fundit për masa të mundshme që parashikojnë të ndalojnë kompanitë me kapitale kineze për të investuar në kompanitë amerikane në sektorët kyç si automjetet elektrike, robotikën apo hapësirën.

Këto informacione ngjallin ndryshime për një valë të re tensionesh në një kohë kur Uashingtoni dhe Pekini janë përfshirë në një përballje tregtare me një fund të pasigurt.

Në një deklaratë, Trump theksoi gatishmërinë e tij për të mbështetur një projektligj në Kongres që ofron mjete shtese për të luftuar investimet ‘’grabitqare’’ që kërcënojnë lidershipin amerikan në fushën e teknologjisë.

Megjithatë presidenti amerikan u shpreh se nëse Kongresi nuk do të arrinte të miratonte një ligj që mbron më së miri krenarinë e teknologjisë amerikane, ai do të urdhëronte administratën e tij për të paraqitur mjete të reja për t’ia dalë mbanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat