Imigracioni dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian

Bota

Imigracioni dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 00:21
BE

Sllovakia dhe Çekia po ngrenë shqetësimin e të ardhmes së Bashkimit Evropian.

Në një takim sot me Presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministri sllovak dhe homologu i tij çek ngritën shqetësimet e tyre mbi tema qendrore me të cilat ndeshet grupi, ndër të cilat imigracioni.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian arritën dje një marrëveshje për të vënë nën kontroll problemin e imigracionit të paligjshëm, por pakti u ndesh me kritika të menjëhershme si i vagët dhe i vështirë për t’u zbatuar.

Takimi i 28 vendeve anëtare të BE nxori në pah divergjencat që kanë përçarë vitet e fundit bashkimin, si trajtimi i imigrantëve, kuotat për vende të veçanta që të strehojnë imigrantë dhe të drejtën për azil në Perëndim.

Takimi përfundoi dje me marrëveshje për të forcuar kontrollin kufitar dhe për të shtuar fondet për projekte në Afrikë me synimin për të dekurajuar emigracionin nga këto vende drejt Evropës.

Por teksti i marrëveshjes tingëllon shumë i komplikuar, si rezultat i presionit të vendeve të ndryshme dhe përpjekjeve për të balancuar interesat e anëtarëve të BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat