Trump: Arabia Saudite ka rënë dakord që të rrisë prodhimin e naftës

Bota

Trump: Arabia Saudite ka rënë dakord që të rrisë prodhimin e naftës

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 08:49
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se Mbreti saudit Salman, i ka thënë atij se Rijadi ka rënë dakord për rritjen e prodhimit të naftës, në përgjigje të “trazirave” në Iran dhe Venezuelë.

“Sapo bisedova me Mbretin Salman të Arabisë Saudite dhe i shpejgova atij këtë gjë, sepse si pasojë e trazirave dhe mosfunksionimit në Iran dhe Venezuelë, unë kërkoj që Arabia Saudite të rrisë prodhimin e naftës, ndoshta deri në 2 milionë fuçi, që të bëhet dallimi”, ka shkruar dje Trump në Twitter.

Trump ka shtuar se çmimet janë të larta “dhe ai e ka pranuar”. Presidenti amerikan, megjithatë nuk ka treguar për ndonjë afat kohor se kur mund të prodhohen 2 milionë fuçi naftë.

Komentet e tij vijnë teksa çmimi i naftës ka shënuar ngritje, teksa administrata e Trumpit u ka bërë thirrje aleatëve që të mos blejnë naftë nga Irani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat