Të bllokuarit në Tajlandë, humb jetën një zhytës në operacionin e shpëtimit

Bota

Të bllokuarit në Tajlandë, humb jetën një zhytës në operacionin e shpëtimit

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 08:40
Të bllokuarit në Tajlandë

Një ish-zhytës i Marinës tajlandezë humbi jetën, ndërsa merrte pjesë në operacionet e shpëtimit të 12 futbollistëve të vegjël dhe trajnerit të tyre, që kanë mbetur të bllokuar brenda një shpelle në Tajlandë.

Oficeri Saman Gunan humbi ndjenjat, e më pas jetën, ndërsa po dilte nga shpella, ku kishte dërguar bombola oksigjeni. Autoritetet thanë se detyra e zhytësit 38-vjeçar ishte të dërgonte oksigjen në thellësinë e shpellës, por ai nuk kishte mjaftueshëm kur po kthehej pas.

Vdekja e zhytësit thekson qartësisht vështirësinë e operacioneve në shpellë, e mbi të gjitha sfidën kolosale të nxjerrjes së djemve prej aty, duke u zhytur.

Autoritetet thanë se humbja e zhytësit është një tragjedi, por kjo nuk do të frenojë aspak operacionet për të shpëtuar djemtë. Ekipet e shpëtimit po stërvisin djemtë sa munden me maskat dhe bombolat e oksigjenit, pasi zhytja duket mënyra e vetme për të dalë nga shpella.

Stina e shirave ka mbërritur dhe reshjet e parashikuara do ta përmbytin edhe më shumë shpellën, prandaj autoritetet nuk kanë zgjedhje, veçse të tentojnë t’i nxjerrin futbollistët e vegjël që aty, në mënyrën që humbi jetën një zhytës profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat