Shpëtohen pothuajse të gjithë fëmijët nga shpella

Bota

Shpëtohen pothuajse të gjithë fëmijët nga shpella

Nga: Bota sot Më: 8 korrik 2018 Në ora: 14:28
Fëmijët janë nxjerrë nga shpella në Tajlandë

(E plotësuar) - Pothuajse të gjithë fëmijët janë nxjerrë nga shpella në Tajlandë.

Zhytësit kanë arritur t’i nxjerrin ata shëndosh e mirë nga vendi ku qëndruan për 13 ditë.

I gjithë aksioni po përcillet live nga mediat e huaja.

Van Karaxhiç, një zhytës me shumë eksperiencë nga Danimarka, i cili mori pjesë në operacionin e shpëtimit të fëmijëve të nxjerrë tashmë nga shpella rrëfen se ata ishin të droguar në mënyrë që të mos pësonin panik.

"Atyre iu kishin dhënë substanca droguese në mënyrë që të mos bënin panik. Nuk ishin totalisht të pavetëdijshëm, por kur i pyesje ata nuk përgjigjeshin", shprehet ai për mediat daneze.

Image

***

Zhytësit në shpellën në Tailandë janë gati të fillojnë operacionin me rrezik të lartë për të nxjerrë tetë djemtë e mbetur me trajnerin e tyre të futbollit ende brenda një rrjet shpellash të përmbytur nga uji.

Katër djem u nxorën shëndoshë e mirë nga shpella të dielën.

Por misioni u ndalua gjatë natës për të zëvdenësuar bombolat e ajrit. Fëmijët i bllokuan në shpellë ëm 23 qershor pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytjen e saj, por u gjetën gjalël nga zhytësit javën e kaluar.

Dje, ekipet e shpëtimit vendosin të avancojnë me operacionin e rrezikshëm për të nxjerrë fëmijët me trajnerin pasi kishin frikë se niveli i ujërave do të ngrihej përsëri.
Operacionipritet të rifillojë të hënën por deri tani nuk ka ende një konfirmim. Të paktën 7 ambulanca janë në pritje në hyrje të shpellës.

Gazetari i BBC, Jonathan Head tha se ky operacion është shumë i mbikqyrur dhe identitetet e djemve që kanë dalë jashtë po mbahen të fshehta. Nuk është e qartë edhe nëse familjeve të tyre u është treguar.

***

Zyrtarët thanë se do të merrnin deri në katër ditë për të përfunduar aksionin për të shpëtuar tetë djem dhe trajnerët e tyre të ngujuar në një shpellë në veri të Tajlandës. Sot zhytësit arritën të nxjerrin katër nga 12 djemtë, dhe aksioni do të vazhdojë nesër, njofton AP.

Guvernatori i Provincës Chiang Rai, Narongsak Osatanakorn, i cili është përgjegjës për operacionin e shpëtimit, tha më parë se faza e ardhshme e operacionit të shpëtimit do të fillojë për 10 deri 20 orë.

Ai theksoi se 13 zhytës të huaj dhe pesë zhytës tajlandezë morën pjesë në operacionin e shpëtimit, ku secili fëmijë ishte shoqëruar nga dy zhytës.

Disa nga djemtë u transferuan me helikopter në qytetin e afërt të Chiang Rai, ku u transferuan në spital me automjete emergjente, transmeton Reuters. Djemtë e moshës 11-16 vjeç dhe trajneri i tyre 25-vjeçar në shpellë janë nga 23 qershori.

Misioni i shpëtimit në Tajlandë, 4 djem nxirren nga shpella, ja çka dihet deri më tani

Për djemtë e bllokuar prej dy javësh në një shpellë në Tajlandë ka mbërritur “Dita D”. Sot po tentohet shpëtimi i tyre. Deri tani është mundur që të nxirren të 4 prej tyre.

Misioni është ndalur për të paktën 10 orë sa të furnizohen bombolat me oksigjen.

Misioni nuk është pa rrezik. Jo më larg se përpara dy ditësh, një nga zhytësit e përfshirë në tentativat për të nxjerrë 12 pjesëtarët e mitur të një ekipi futbolli dhe trajnerin e tyre, nga guva ku kanë ngecur prej përmbytjeve në zonë, ndërroi jetë ndërsa po notonte për t’i dërguar grupit rezerva oksigjeni.

Ai, siç u shpjegua më vonë nga autoritetet, nuk pati kohë mjaftueshëm të kthehej mbrapsht.

Situata ndërkohë është emergjente, sepse niveli i oksigjenit në guvë ka rënë në 15%, kur zakonisht është diku te 21 përqindëshi.

Fëmijët dhe i rrituri që i shoqëronte po eksploronin shpellën në kohë të thatë, e normalisht ky do të kishte qenë një ekskursion i zakonshëm për ta, nëse nuk do të ishin vërshimet e papritura të ujërave.

Ekspertët megjithatë mendojnë se fëmijët janë të përgatitur tashmë fizikisht dhe mendërisht për të provuar daljen prej andej. 18 zhytës janë angazhuar t’i ndihmojnë. Familjarët e fëmijëve kanë rënë dakord që të gjithë, që të tentohet nxjerrja e tyre.

Tani konsiderohet momenti i duhur, për shkak se me fillimin e sezonit të shirave, përmbytjet mund të përkeqësohen edhe më shumë, duke e bërë pastaj vërtet të pamundur shpëtimin e tyre. “Nuk ka ditë më të përshtatshme sesa kjo, përndryshe do ta humbasim rastin”, thonë autoritetet që po përpiqen të garantojnë se nuk ka vend për panik.

Gjetja e tyre vie pas dy javë bllokimi në shpellë, si pasojë e përmbytjeve në zonë.

Ndërkohë, raportohet se gjetja e djemëve të tjerë dhe trajnerit të tyre, mund të bëhet gjatë ditës së nesërme.

Image

***

Për djemtë e bllokuar prej dy javësh në një shpellë në Tajlandë ka mbërritur “Dita D”. Sot po tentohet shpëtimi i tyre. Raporte ende të pakonfirmuara tregojnë se, deri tani është mundur të nxirren të paktën dy prej tyre.

Misioni nuk është pa rrezik. Jo më larg se përpara dy ditësh, një nga zhytësit e përfshirë në tentativat për të nxjerrë 12 pjesëtarët e mitur të një ekipi futbolli dhe trajnerin e tyre, nga guva ku kanë ngecur prej përmbytjeve në zonë, ndërroi jetë ndërsa po notonte për t’i dërguar grupit rezerva oksigjeni.

Ai, siç u shpjegua më vonë nga autoritetet, nuk pati kohë mjaftueshëm të kthehej mbrapsht.

Situata ndërkohë është emergjente, sepse niveli i oksigjenit në guvë ka rënë në 15%, kur zakonisht është diku te 21 përqindëshi.

Fëmijët dhe i rrituri që i shoqëronte po eksploronin shpellën në kohë të thatë, e normalisht ky do të kishte qenë një ekskursion i zakonshëm për ta, nëse nuk do të ishin vërshimet e papritura të ujërave.

Ekspertët megjithatë mendojnë se fëmijët janë të përgatitur tashmë fizikisht dhe mendërisht për të provuar daljen prej andej. 18 zhytës janë angazhuar t’i ndihmojnë. Familjarët e fëmijëve kanë rënë dakord që të gjithë, që të tentohet nxjerrja e tyre.

Tani konsiderohet momenti i duhur, për shkak se me fillimin e sezonit të shirave, përmbytjet mund të përkeqësohen edhe më shumë, duke e bërë pastaj vërtet të pamundur shpëtimin e tyre. “Nuk ka ditë më të përshtatshme sesa kjo, përndryshe do ta humbasim rastin”, thonë autoritetet që po përpiqen të garantojnë se nuk ka vend për panik.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat