Edhe fëmija i nëntë e i dhjetë nxirren nga shpella e Tajlandës

Bota

Edhe fëmija i nëntë e i dhjetë nxirren nga shpella e Tajlandës

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 09:21
Tajlandë

(E plotësuar) - Janë nxjerrë nga shpella e Tajlandës edhe fëmija i nëntë dhe i dhjetë pas operacionit të ekipeve të shpëtimit.

Në një prononcim për mediat e huaja, zyrtart thanë se të gjithë personat e mbetur në shpellë do të nxjerren jashtë saj këtë ditë.

Raportohet se edhe këta dy fëmijë kanë shëndet të mirë por, priten të bëhen ekzaminime të më të thella shëndetësore.

Vazhdon operacioni i shpëtimit për të bllokuarit në një shpellë në Tajlandë

Një zyrtar tajlandez tha se faza e tretë e operacionit për shpëtimin e katër djemve dhe të trajnerit të tyre të futbollit, të cilët janë bllokuar në një shpellë në Tajlandë, ka nisur.

Narongsak Osottanakorn, udhëheqës i misionit të shpëtimit, tha se të pestit do të nxirren jashtë në të njëjtën kohë.

Në dy ditët e kaluara janë nxjerrë gjallë nga shpella tetë vetë.

Dymbëdhjetë djem, të moshës 11 deri në 16 vjeç, dhe trajneri i tyre kanë qenë duke eksploruar shpellën Tham Luang më 23 qershor, kur janë bllokuar brenda, si pasojë e përmbytjeve nga shirat.

Ata janë zbuluar të gjallë javën e kaluar.

Një ekip prej 90 zhytësish - 40 nga Tajlanda dhe 50 nga jashtë - po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit që ka nisur qysh të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat