Trump garanton Macronin, “nuk ka thyerje SHBA-Evropë” - Bota Sot
Trump garanton Macronin, “nuk ka thyerje SHBA-Evropë”

Bota

E premte, 21 shtator 2018

Trump garanton Macronin, “nuk ka thyerje SHBA-Evropë”

Nga: ATSH Më: 11 korrik 2018 Në ora: 20:48
Emanuel Macron dhe Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump e garantoi sot presidentin francez, Emanuel Macron, se nuk ka një thyerje mes SHBA-së dhe Evropës pavarësisht tensioneve që tronditin samitin e NATO-s në Bruksel, njoftoi sot Elizeja.

“Gjatë takimit të tij prej rreth 40 minutash me homologun francez në selinë e NATO-s, presidenti amerikan ritheksoi lidhjen e tij personale me Evropën dhe dha kryesisht mesazhe pozitive dhe konstruktive për Evropën”, theksoi presidenca franceze pas këtij takimi, shkruan TASH.

“Për presidentin amerikan, nuk ka një thyerje të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Evropës”, shtoi Elizeja. Në fillim të samitit Trump kritikoi anëtarët e Aleancës së Atlantikut në veçanti Gjermaninë, se nuk paguajnë atë që duhet për shpenzimet e tyre ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test