Presidenti i Sampdorias fton djemtë e shpëtuar nga shpella që të shkojnë në Itali

Bota

Presidenti i Sampdorias fton djemtë e shpëtuar nga shpella që të shkojnë në Itali

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 16:00
Masimo Ferero

Presidenti i Sampdorias Masimo Ferero ka ftuar 12 djemtë që janë shpëtuar nga shpella në Tajlandë të shkojnë mysafirë të klubit nga Genoa.

"Unë kam vetëm një dëshirë:  që një ndeshje në stadiumin Maraca ta shikoj me ju.  Jeni të mirëpritur në Genoa. Futbolli është jeta, dhe ju keni fituar Kupën e Botës me Perëndinë, " ka shkruar Ferero në  Tëitter. Djemtë nga Tajlanda dhe trajneri i tyre për 17 ditë kanë qenë të ngujuar në një shpellë dhe pas një operacioni shpëtimi ata kanë dal shëndosh e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat