Trump mbërrin në Londër: Protestat? Britanikët më duan shumë - Bota Sot
Trump mbërrin në Londër: Protestat? Britanikët më duan shumë

Bota

E mërkurë, 19 shtator 2018

Trump mbërrin në Londër: Protestat? Britanikët më duan shumë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 16:23
Donald dhe Melanie Trump

(E plotësuar) - Presidenti amerikan Donald Trump ka shkelur tokën britanike në Londër me fjalët se ndihet “komod” me protestat e mundshme që do të zhvillohen gjatë vizitës së tij, duke shtuar se britanikët “e pëlqejnë shumë atë”.

Duke folur më herët gjatë Samitit të NATO-s, Trump, i cili mbërriti në ishull vetëm pak para orës 15 të kësaj të enjteje, iu referua Britanisë si një “hot spot” tejet i nxehtë për momentin.

Ai pritet të takohet me kryeministren Theresa May më vonë, me këtë të fundit që kërkon një marrëveshje tregtare për periudhën “post-Brexit”, vetëm pak ditë pasi ai deklaroi se Britania gjendet në mesin e “trazirave”.

Sigurisht, mbërritja e tij në Londër është shoqëruar me masa shtesë sigurie, për më tepër që duhet të monitorohen dhe të sigurohet mbarëvajtja e disa protestave të planifikuara që do të shoqërojnë vizitën e tij.

Trump, i cili do të takohet edhe me Mbretëreshën Elisabeth II gjatë vizitës dyditore të punës, u shpreh:

“Mendoj se më pëlqejnë shumë këtu në Britani, për më tepër mendoj se ata bien dakord me mua sa i përket emigracionit. Ju po e shihni se ç’po ndodh anembanë botës me emigracionin. Mendoj se kjo është arsyeja pse ndodhi edhe Brexit”.

Ai u shpreh se populli britanik “votoi për t’u shkëputur, kështu që kjo është edhe ajo që pres të ndodhë”, teksa theksoi me ton tjetër faktin se “Brexit është Brexit”.

Trump është vënë në qendër të kritikave kohët e fundit për shkak të politikës së tij për emigracionin, që rezultoi me ndarjen e fëmijëve nga familjarët e tjerë që hynin në mënyrë të paligjshme në SHBA.

***

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti sot në vizitën e tij të parë zyrtare në Britani gjatë së cilës do të takohet me kryeministrin Theresa Maj dhe Mbretëreshën Elizabeta II.

Në aeroportin në Londër, Donald dhe Melanie Trump u pritën në emër të kryeministres nga ministri i Tregtisë së Jashtme Lyme Fox dhe u përshëndetën nga i dërguari i Mbretëreshës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test