Liderët lindorë përshëndesin deklaratën e Trumpit

Bota

Liderët lindorë përshëndesin deklaratën e Trumpit

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 20:10
Trump në Londër

Derisa retorika e frikshme e presidentit amerikan Donald Tramp në samitin e NATO-s ka shqetësuar shumë në Perëndim, anëtarët e bllokut të Lindjes, të cilët kanë më shumë frikë nga agresioni rus, kanë pranuar në masë të madhe mesazhin e tij.

Nga Polonia dhe vendet e vogla baltike, deri në Rumani, liderët lindorë përshëndetën Trumpin duke këmbëngulur se 29 anëtarët e Aleancës duhet të ndajnë më shumë para për ushtritë.

Sipas tyre, mbështetja e kërkesës së Trumpit është e domosdoshme, duke pasur si bazë agresionin e Rusisë ndaj Gjeorgjisë në 2008 dhe Ukrainës në 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat