Trump, presidenti i 12 amerikan që pritet nga mbretëresha Elizabeth II

Bota

Trump, presidenti i 12 amerikan që pritet nga mbretëresha Elizabeth II

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 23:03
Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II dhe Donald Trump

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II ftoi Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, Melania, për të pirë një çaj në Pallatin Windsor, një rezidencë 900 vjeçare në periferi të Londrës, duke e bërë atë presidentin e 12-të amerikan që pritet nga monarkja 92 vjeçare.

Trump kaloi rreth një orë sot në këtë kështjellë, pasi mbërriti i shoqëruar nga rojet e nderit dhe një bandë ushtarake që luajti himnin amerikan, ndërkohë që mbretëresha priste jashtë për t’i përshëndetur.

“Mendoj se ajo e ka përfaqësuar shumë mirë vendin e saj. Nëse e mendon, për gjithë këto vite ajo ka përfaqësuar vendin e saj dhe nuk ka bërë asnjëherë asnjë gabim”, deklaroi Trump për tabloidin britanik, “The Sun”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat