Lotët e djemve për zhytësin që u mundua t’i shpëtojë

Bota

Lotët e djemve për zhytësin që u mundua t’i shpëtojë

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 15:21
Djemtë që u shpëtuan nga shpella në Tajlandë

12 djemtë që u shpëtuan nga shpella në Tajlandë u vjen eq për marinarin që ka vdekur gjatë operacionit për shpëtimin e tyre.

Saman Gunan, zhytës vullnetar ka humbur jetën më 6 korrik pasi që mbeti pa oksigjen gjatë operacionit në shpellën ku mbetën të ngujuar 12 djemtë.

Ai është shpallur hero në të gjithë botën.

Djemtë e shpëtuar dhe trajneri i tyre kanë mësuar tek të shtunën për vdekjen e  zhytwsit pasi që mjekët thanë se ata janë të gatshëm të pranojnë atë lajm të hidhur.

“Të gjithë kanë qarë, kanë shkruar mesazhe ngushëlluese në fotografinë e tij dhe e kanë nderuar me një minutë heshtje”, ka thënë sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë së Tajlandës.

Të fotografuar në spitalin në të cilin po shërohen, djemtë janë mbledhur rreth portretit të zhytësit.

“Ata e kanë falënderuar dhe i  kanë premtuar se do të bëhen djem të mirë”, ka thënë sekretari i Ministrisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat