Takimi Trump-Putin, flet ekspertja: Gjuha e tyre e trupit tregon se…

Bota

Takimi Trump-Putin, flet ekspertja: Gjuha e tyre e trupit tregon se…

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 18:02
Helsinki, 16 korrik, 2018.

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se takimi i tij i shumëpritur me Presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki ishte një “fillim i mirë”. Të dy udhëheqësit u takuan për rreth dy orë me praninë vetëm të përkthyesve në pallatin presidencial të Finlandës.

Ata u kishin thënë gazetarëve paraprakisht se do të diskutonin për një gamë të gjerë çështjesh nga tregtia te siguria.

Gjuha e trupit e liderëve nuk ishte edhe aq mirë, pasi Trump dhe Putin u ulen në karrige gjatë konferencës për media. Presidenti amerikan eshte pare duke ia bërë me “sy” homologut rus i cili nuk reagoi fare.

Kjo sipas Judi James, eksperte e gjuhës së trupit e cila për Daily Mail tha se samiti ku janë takuar lideri amerikan dhe ai rus, tregonte fuqinë që shfaqnin liderët por “jo edhe admirim për njëri-tjetrin”.

“Që të dy – Trump dhe Putin u futën në sallë sikur dëshironin të tregonin forcën e tyre. Nuk kishte admirim mes tyre, e në veçanti tek Putini i cili përveç se lëvizte sytë për asnjë moment nuk dhuroi as edhe një buzëqeshje të vogël kur Trump e uroi për organizimin e kampionatit botëror të futbollit”, ka shtuar Judi.

Ajo gjithashtu ka komentuar gjestikulacionet e liderëve lidhur me atë se cili do të duhej të fillonte i pari të fliste.

Sipas saj ky moment është dashur të shfrytëzohet për pak humor, por ndodhi e kundërta, vërehej “tension”, shton ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat