Tusk kërkon shmangien e luftërave tregtare

Bota

Tusk kërkon shmangien e luftërave tregtare

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 19:05
Tusk pati një takim me kryeministrin e Kinës, Li Keqiang

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk u bëri thirrje sot presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, që të punojnë me Evropën për të shmangur luftërat tregtare dhe për të parandaluar konfliktet e kaosin.

Tusk pati një takim me kryeministrin e Kinës, Li Keqiang, ku u bisedua rreth rritjes së tarifave të SHBA-së për mallrat nga Kina, Evropa dhe partnerët e tjerë tregtarë.

"Është detyra e përbashkët e Evropës dhe Kinës, Amerikës dhe Rusisë, që të mos e shkatërrojnë këtë rend, por ta përmirësojnë atë, të mos fillojnë luftërat tregtare që të kthehen në konflikte të nxehta aq shpesh në historinë tonë", tha ai.

Tusk u bëri thirrje qeverive të reformonin me guxim dhe përgjegjësi Organizatën Botërore të Tregtisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat