Trumpit dhe Putinit u kishte ikur buzëqeshja

Bota

Trumpit dhe Putinit u kishte ikur buzëqeshja

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 21:35
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Në fillim të takimit të presidentit amerikan dhe atij rus, Donald Trump dhe Vladimir Putin, të dy liderët i shtrënguan duart pa buzëqeshje në fytyrë.

Ajo që zakonisht shihet në fytyrat e liderëve botëror gjatë shtrëngimit të duarve në fillim të takimeve, nuk ndodhi mes dy presidentëve më të fuqishëm në botë, ku shihej qartë një gjendje e ftohtë mes tyre.

Siç shkruan BBC, para fillimit të takimit të sotëm dyorësh në Helsinki, i mbajtur me dyer të mbyllura, ku i pranishëm ishte vetëm një përkthyes, Trump ishte ai që foli dhe uroi Putinin në organizimin e Kupës së Botës, duke theksuar se “organizimi ishte i mirë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat