Elon Musk i kërkon falje britanikut që cilësoi si "pedofil"

Bota

Elon Musk i kërkon falje britanikut që cilësoi si "pedofil"

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:52
Elon Musk.

Elon Musk ka kërkuar falje për cilësim të një britaniku si “pedofil”, i cili ka ndihmuar në procesin e shpëtimit të 12 djemve tajlandezë nga një shpellë.

Ky koment i drejtuesit të kompanisë Tesla ka nxitur pakënaqësi dhe reagime të shumta kundër Muskut.

Si pasojë e reagimeve, Musk i ka kërkuar falje, Vernon Unsworth, i cili ka punuar në drejtim të shpëtimit të djemve dhe ka përqeshur planet e Muskut, se pjesëtarët e ekipit të futbollit mund të shpëtoheshin duke përdorur një nëndetëse të vogël.

“Hapat e tij kundër meje, nuk justifikojnë hapat e mi kundër tij, andaj i kërkoj falje zotit Unsworth dhe kompanive të cilat i drejtoj”, ka thënë ai në një postim në Twitter.

“Faji është vetëm i imi”.

Unsworth kishte hedhur poshtë propozimet e Muskut për shpëtimin e djemve, të cilët së bashku me trajnerin e tyre të futbollit ishin bllokuar në një shpellë në Tajlandë.

Me ndihmën e zhytësve profesionalë, të gjithë djemtë janë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore derisa pritet që të mërkurën të bëjnë paraqitjen e parë publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat