Rusia dhe SHBA me plan të përbashkët për kthimin e refugjatëve sirianë

Bota

Rusia dhe SHBA me plan të përbashkët për kthimin e refugjatëve sirianë

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 11:12
Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka dërguar një propozim në Uashington për t’ju bashkuar në organizimin e kthimit të refugjatëve sirianë në vendin e tyre, pas marrëveshjeve të arritura mes dy presidentëve Trump dhe Putin në samitin e mbajtur këtë javë.

Zyrtarët deklaruan se kanë dërguar një propozim dhe plan veprimi për të kthyer redugjatët që jetojnë në Jordani, Liban, Turqi, për në vendet ku kanë jetuar deri në fillimin e luftës më 2011.

"Propozime specifike në planifikimin e kthimit të refugjatëve janë dërguar tek amerikanët”, tha ministri Mizinstev gjatë një fjalimi.

Ai tha se propozimet janë krijuar pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet presidentit Trump dhe Putin gjatë Samitit të Helsinkit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat