Juncker: Bujqësia jashtë bisedimeve tregtare me SHBA-në

Bota

Juncker: Bujqësia jashtë bisedimeve tregtare me SHBA-në

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 20:13
Jean-Claude Juncker dhe Donald Trump

Bujqësia është jashtë diskutimeve tregtare mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, u shpreh sot presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke kundërshtuar presidentin amerikan, Donald Trump.

Udhëheqësi amerikan njoftoi të enjten para fermerëve amerikanë një ditë pas njoftimit për një lloj “armëpushimi” të luftës tregtare me Evropën. “Ne do të hapim Evropën për ju fermerë”, tha Trump.

Por ditën e sotme, Juncker e kundërshtoi këtë fakt gjatë një intervistë të dhënë për televizionin publik gjerman ARD, duke thënë se bujqësia është jashtë marrëveshjes, në të kundërt marrëveshja do të ishte pothuajse e dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat