Aksident i rëndë, vdes dhëndri dhe 12 krushqit

Bota

Aksident i rëndë, vdes dhëndri dhe 12 krushqit

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 13:11
Pamje nga aksidenti

Një aksident tragjik ka ndodhur në Vietnam, ku dhëndri ka vdekur ditën e dasmës së bashku me 12 anëtarë të familjes.

Siç raportojnë mediet, një autobus me 16 ulëse u aksidentua me një kamion të madh në provincën Quang Tri, teksa ata ishin duke shkuar për tek shtëpia e nuses në provincën tjetër Binh Dinh, raporton Sky News.

Përplasja fatale ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit të së hënës. Dhjetë prej personave ndërruan jetë në moment, ndërsa tre të tjerë vdiqën rrugës për në spital.

Mësohet se shoferi ka pësuar dëmtime të lehtë, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aksidentet rrugore janë shkaku më i madh i vdekjeve në Vietnam. Vitin e kaluar, rreth 8,200 njerëz vdiqën në aksidentet e trafikut në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat