Berlini kundër sanksioneve të Trump për Iranin: Nuk respekton interesat europiane

Bota

Berlini kundër sanksioneve të Trump për Iranin: Nuk respekton interesat europiane

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 13:06
Berlin

Presidenti Donald Trump njoftoi dje riaktivizimin e sanksioneve ndaj Iranit, pasi i dha fund më herët marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, mes iranianëve dhe disa shteteve perëndimore.

Gjithashtu kreu i Shtëpisë së Bardhë lëshoi edhe një ultimatum për vendet e tjera të botës, duke u kërkuar ndërprerje të tregtisë me Iranin, ose në të kundërt do të hasin në bllokadat e SHBA-ve.

Gjatë paradites së sotme ka ardhur edhe reagimi i Berlinit zyrtar, që i ka kërkuar Trump të konsiderojë edhe interesat europiane, kur vendos të aplikojë masa të tilla.

“Sanksionet e SHBA-ve kundër Iranit, që kanë një efekt eksterritorial, shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe Gjermania pret që Uashingtoni të marrë në konsideratë interesat evropiane kur vjen me masa të tilla”, tha të mërkurën zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Bashkimi Europian u zotua të hënën për të kundërshtuar ripërtëritjen e sanksioneve të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump mbi Iranin. Sanksionet e ashtuquajtura “mbytje” nga Uashingtoni, arrijnë përtej kufijve të SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat