OKB bën thirrje për hetime ndaj sulmeve ajrore të Jemenit

Bota

OKB bën thirrje për hetime ndaj sulmeve ajrore të Jemenit

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 20:32
Jemen

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka bërë thirrje për një hetim në një sulm ajror të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen, që la të vdekur dhjetëra fëmijë.

Ky Këshill u mblodh të premten në një seancë të mbyllur për të vendosur se çfarë duhet bërë.

Karen Pierce, përfaqësues i përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar në OKB, tha se Këshilli bëri thirrje për një hetim të besueshëm dhe transparent mbi sulmin, i cili vrau të paktën 50 fëmijë dhe plagosi 77 të tjerë.

Pierce theksoi se të gjitha partitë në Jemen duhet të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, në veçanti rregullat themelore të dallimit, proporcionalitetit dhe masave paraprake në sulm, bën me dije Anadolu Agency.

Këshilli i Sigurimit shprehën shqetësimin e tyre të madh për këto dhe të gjitha sulmet e tjera të fundit në Jemen.

Ata kërkuan një hetim të besueshëm dhe transparent dhe u dërguan ngushëllime viktimave dhe familjeve të tyre , u shpreh Pierce në një deklaratë për shtypin pas mbledhjes.

Koalicioni i udhëhequr nga Sauditi njoftoi gjithashtu fillimin e një hetimi për sulmin.

Sulmi ajror që goditi një autobus që mbante fëmijë në Saada të Jemenit të enjten, ishte i fundit në një seri sulmesh nga koalicioni i udhëhequr nga Sauditi në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat