Rrëzohet një aeroplan në Alpe, ka viktima

Bota

Rrëzohet një aeroplan në Alpe, ka viktima

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 20:04
Aeroplani

Dy shtetas austriakë vdiqën kur një aeroplan i vogël u rrëzua në Alpet franceze.

Aeroplani u rrëzua pavarësisht nga kushtet e "shkëlqyeshme" të motit, tha policia.

Një zyrtar i cili donte të mbetet anonim, pasi hetimi është në vazhdim, i tha AP se avioni u rrëzua në një lartësi prej 2,400 metra në zonën e Alpeve të Epërme në Francën juglindore.

“Rrethanat e tragjedisë nuk janë të njohura”, tha ai duke shtuar se piloti 57-vjeçar dhe djali 13-vjeçar, i cili duhet të jetë djali i tij, humbën jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat